Jetojnë në të njëjtën dhomë, Meri, vajza nga Elbasani dhe Redona i nxjerrin “të palarat” njëra-tjetrës

Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Meri dhe Redona, jetojnë bashkë dhe ndajnë të njëjtën dhomë. Në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, vajzat kanë treguar momentet e sikletshme, si edhe mënyrën se si e mbajnë dhomën.

Momenti më i sikletshëm i ju të dyjave në dhomë?

Redona: S’ka momente të sikletshme, të paktën për mua.

Meri: Ka momente të sikletshme kur na merr familja me kamera. Kur flet me familjen, duhet të kesh pak privatësi se nuk dihet çfarë flet mami, motra…

Redona: Unë e kam italishten, kjo bën sikur nuk e kupton, por besoj se e kupton italishten. Kur flas me mamin, flasim për gjëra pune, a ke ngrënë bukë, a je mërzitur… mami im Merin e ka si fëmijë të tretë.

Meri: Po, kjo është e vërtetë. Grindemi ndonjëherë për kondicionerin, fik e ndez…

Redona: Unë sa i hap sytë kjo më hap dritaren, unë vdes! Dua ngrohtë.

Meri: Dritarja do hapur në mëngjes!

Nëse gërrhet Saimiri, çfarë do bëni?

Meri: Do t’i marr ndonjë ilaç.

Redona: Nuk e di çfarë do i bëja, po besoj se do i fusja një shami.

Kush e mban më pastër dhomën?

Meri: Unë e mbaj, Redona i hedh rrobat gjithandej!

Redona: Çfarë po thua moj gocë, mos ia fut kot. Rrobat vetëm të hënën në darkë i lë./tvklan.al/