Rudina Hajdari do të kandidojë me Nismën Thurje në qarkun e Elbasanit. Lajmin e bëri të ditur e bëri vetë ajo përmes një videomesazhi në Facebook. Ajo pohoi se ka zgjedhur Elbasanin pasi ka kaluar fëmijërinë e saj në atë qytet, është larë në Lumin Shkumbin. Ajo u shpreh se beson se sëbashku me të rinjtë do të sjellin ndryshim në Elbasan.
Hajdari u shpreh se Elbasani nuk mund të jetë qendër e krimit të organizuar, por një vend turisitik dhe një qytet industrial. Ajo u shpreh se të gjitha planet për arritjen e qëllimeve të mësiperme do të shpalosen gjatë fushatës elektorale.
Ajo I bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me Nismën Thurje për të sjellë një ndryshime në politikën shqiptare.