Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Policinë e Shtetit, ndryshime të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Gjithashtu, punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore.
Rregulloja e re ndalon sh’arjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve. Ata punonjës policie që përdorin fjalor banal do të ulen në gradë si dhe do t’u shtyhet afati i gradimit. Është parashikuar edhe ndalimi i telefonit dhe i rrjeteve sociale, përfshirë edhe Facebokun, gjatë detyrës, për arsye që nuk lidhen me objektin e punës.
Edhe jashtë shërbimit, punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes me fotot apo materialet që publikojnë në rrjete sociale, pasi mund të ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut.
Ndryshimet detyrojnë punonjësit e policisë që të mbrojnë informacionin sekret edhe pas largimit nga detyra, ndërsa ndalohet kategorikisht përdorimi i formacionit të mbledhur për shkak të detyrës për qëllime të tjera. Sipas rregullores së re, një strukturë përgjegjëse në për ruajtjen dhe administrimin e ar’matimit në polici mban një regjistër qendror për ar’mët dhe muniii’cionet. Ky regjistër mbahet njëkohësisht në formë elektronike dhe në një libër të posaçëm.
Gjithashtu për herë të parë lejohet transferimi i punonjësve të policisë në struktura të tjera shtetërore, duke reflektuar këtu disa ndryshime në ligjin për policinë.