Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka folur mesditën e sotme për situatën e pandemisë për dy javët e fundit 23 dhjetor-5 janar. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, njoftoi se do të vijojë ora policore pas orës 22:00 dhe kufizimet e tjera. “Mendohet se kjo situatë e qëndrueshme, është pasojë e masave të dy javëve të fundit.
Të vazhdojnë në fuqi ora policore pas orës 22:00, universiteti edhe 2 javë online dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar”, tha ajo, e cila bëri thirrje që të respektohen masat. Rakacolli shtoi më tej se varianti i ri i koronavirusit, nuk është evidentuar ende në Shqipëri.