Marjana Kondi është një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka rrëfyer së fundmi një histori rrenqethese që kushdo e dëgjon, nuk mund të shpëtojë pa u përlotur. Aktorja e humorit ka treguar momentin kur ka takuar të atin, të cilin kishte plot 47 vite pa e parë.
“Unë e kam takuar babain pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja. Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im. Nuk është më, ka nderruar jete, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty. Në familjen tonë pati divorc. Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumë të mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi,” është shprehur Marjana.