Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh nga një pacient i cili tashmë e ka fituar bétejën. Ai është Kastrioti 62-vjeç nga Vlora i cili bën apel që qytetarët të mos neglizhojnë marrjen e shërbimit spitalor në rast se kanë shenja. Kastrioti thotë se gjatë periudhës që ka qenë i shtruar në spitalin Inf ektiv është hasur me një shërbim shembullor nga ana e stafit.
“Unë jam Kastrioti nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që jam sheruar. Unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Shkova në shtëpi dhe mora 127.
Pastaj shkova te spitali në Tiranë, Më erdhën mjekë, të paktën 10 veta te koka.
Turp të kenë ata që thonë që mjekët nuk të sjellin një pikë. Nëse kërkoje një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. Najada Çomo dhe ekipi i saj janë heronj.
I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Dëgjoj nga këta që thonë që nuk i japin asgjë, Tu rp të kenë. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Unë them se kjo është një bétejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë”, shprehet Kastrioti.