Dy vëllezër janë gjetur të vṙarë në fshatin Zvirinë në Maliq. Mësohet se dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç, banues në Pogradec, kanë humbur jetën si pasojë e aṙmës së zjarrit, ndërsa prej 3 ditësh ishin larguar nga banesa e tyre në rrethana që nuk dihen ende.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të aṙmës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.