Një stuhi shumë e fortë ka ndodhur në fshatin irlandez Kolluni të County Sligo, të Irlandës Veriore. Fatkeqësisht kjo stuhi ka shkaktuar shumë dëme. Por ai që ka prekur të gjithë banorët e zonës, është rrëzimi i një ahu madhështor 200-vjeçar. Megjithatë duket se gjërat ndryshuar, deri në momentin kur midis rrënjëve të pemës së prerë u gjet një skelet njerëzor, të ndarë në gjysmë. Këmbët e skeletit ishin në tokë, ndërsa pjesa e sipërme e trungut ishte ngatërruar në rrënjë.
Sipas arkeologëve, ky varr i pazakontë i përket një të riu nga 17 deri në 20 vjeç, i cili ndërroi jetë nga një vdêkje e dhùnshme midis 1000 dhe 1200 vjet më parë. Shkencëtarët gjithashtu arritën të përcaktojnë se i ndjeri kishte shumë plagë në duar, këmbë dhe brinjë, të cilat nuk janë përcaktuar nga se janë shkaktuar./abcnews.al