Çdo femër duhet ta lexojë patjetër këtë material: “Kur një mashkull do të…

“Kur një mashkull do të jetë vërtet i interesuar për ty, nuk do e ndjesh aspak të nevojshme ta ndjekësh atë. Meshkujt kanë lindur të shkojnë pas femrave, jo anasjelltas. Edhe ti mund ta bësh këtë gjë, por në fund duhet të kuptosh se je duke bërë gabim. Nuk mund të shkosh pas dikujt që duhet ta bënte tashmë një gjë të tillë për ty, pasi kjo tregon hapur se ai nuk është i interesuar për ty.

Nuk është normale që një mashkull të ulet dhe të presë që femra ta telefonojë, t’i shkruajë, të kërkojë të takohet me të, të flasë për të ardhmen, kur ai nuk jep asnjë mendim etj. Për një mashkull që do të të donte vërtet, ti do të jesh prioriteti i tij dhe ai ka për ta bërë të qartë diçka të tillë.

Kur një mashkull të trádhëton, mos e fal. Trádhëtia është mungesë e dashurisë dhe unë e di, e kam tepër të qartë se është e vështirë të kalosh diçka kaq të rëndë. Në fillim do të shtiresh sikur je mirë, do të mbash në fytyrë një buzëqeshje të rreme, dhe papushim do të pyesësh veten se sa gjatë do të qëndrosh ashtu. Do të qëndrosh përjetë. Ti duhet ta bësh një gjë të tillë, sepse është shumë e thjeshtë. Të trádhëton vetëm dikush që nuk të do, dhe nëse e fal një person të tillë, askush nuk ta siguron se ai nuk do ta bëjë më të njëjtën gjë pak kohë më vonë.

Kur dikush të ofendon, apo të bën të ndihesh keq, dije se të ka zili dhe do të jetë si ty. Mos ia kthe në të njëjtën mënyrë, sepse kështu i jep vëmendje dhe rëndësi. Shmangiu personave të tillë duke treguar respekt për veten tënde. Ti meriton pranë njerëz që të duan dhe të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë, jo njerëz toksikë që përpiqen të të bëjnë të ndihesh keq me çdo fjalë të tyre.

Ti meriton më të mirat në jetë. Mos u kënaq asnjëherë me pak, por ëndërro gjëra të mëdha dhe puno fort për t’i realizuar ato ëndrra. Mos e shpërdoro kohën tënde kot, sepse gjatë asaj kohe, dikush tjetër është duke punuar dhe mund t’i marrë gjërat që ti dëshiron të arrish. Nëse do që t’i realizosh synimet që i vendos vetes, duhet të sakrifikosh nga shumë gjëra që pëlqen, për të bërë ato që duhet të bësh.

Dhe mos u lodh. Rruga e suksesit ka sfida të mëdha që mund të ta lëkundin vazhdimisht besimin në vete, por ti duhet të jesh e vendosur në ato që dëshiron të arrish. Ti mund t’ia dalësh. Unë besoj tek ty”. / bota.al