Kohët e fundit kanë qenë të shumtë personazhet publikë që kanë njoftuar se janë prekur nga SARS-COV-2. Virisi po vijon të prekë gjithmonë e më shumë persona, ndërkohë që dhe artistja shqiptare Manjola Nallbani ka treguar se ka rezultuar pozitive me koronavirus. Këngëtaja e ka bërë vetë me dije lajmin, përmes një statusi në rrjete sociale, ku ndau dhe disa detaje me infektimin e saj. Me anë të disa pamjeve nga emisioni ‘Shiko Kush Luan’, ku ka marrë pjesë në puntatën që do të transmetohet mbrëmjen e sotme ajo tha se është me covid-19 prej pak ditësh.
“Ne kete vit te pazaktonte, ju uroj nga shtepia GEZUAR FESTEN E FLAMURIT dhe ju ftoj te shikoni programin @shikokushluan ne @topchannelalbania @luanavjollca @orgesazaimi @tanapacolli Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti??Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua❤️”, shkroi ajo pak orë më parë duke uruar shqiptarët dhe për Festën e Flamurit. /Descript.al/