Vendi ynë është përballur sërish me një rritje të të vdekure nga COVID-19, ku gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë 18 të prekur. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.201 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar: 272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën 8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit. Patrioti është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, shkruan ministria.
COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 645
Të shëruar ne 24 orë 403
Të shtruar në spitale 463
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.201
Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9061
Fier 1347
Durrës 1339
Korçë 1006
Vlorë 858
Shkodër 855
Elbasan 825
Lezhë 739
Berat 554
Gjirokaster 545
Kukës 399
Dibër 191
Top Channel