Si të gjesh një djalë të mirë? Kjo është pyetja kryesore e të gjitha vajzave… Për fat të keq, nuk merr dot kurrë një përgjigje të vërtetë. E dini pse? Përgjigjen meshkujt: Mund të jesh shumë seksi dhe e jashtëzakonshme në shtrat. Mund të bëjmë seks dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Dhe ne mund të të kujtojmë me shumë dashuri
Megjithatë, kjo nuk mjafton që ne të martohemi bashkë. Në fakt, ka pak ose aspak të bëjë me këtë.
Arsyeja e vërtetë që meshkujt zgjedhin vajzën me të cilën do të martohen fshihet jashtë dhomës së gjumit. Tani, me siguri, po pyet si ta bësh atë të martohet me ty?
E thjeshtë. Ne martohemi me ato që na bëjnë njerëz më të mirë.
Fillon që kur nisim të kuptojmë se makina dhe shtëpia jonë është më e pastër. Por më vonë shkon më thellë sesa kaq. Shkon drejt një cilësie fisnike që vjen drejt nesh dhe na bën që të kujdesemi për ty.
Ne duam të dimë se ku dhe kush je. Ne kujdesemi për kushtet e makinës sate dhe sigurohemi nëse ka naftë mjaftueshëm. Ne fillojmë të mendojmë për gjëra të vogla, për të cilat nuk kemi menduar kurrë se mund të bëhen të rëndësishme.
Ne kujdesemi për ndjesitë e tua; si ndiheni më shumë sesa si dukesh.
Si femër, ndoshta mund të mendosh: “Duket fantastike! Si mund të arrihet kjo?”
E vërteta është se nuk mund të bësh asgjë që kjo të ndodhë, thjesht duhet ta lësh të ndodhë.
Është energjike. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që një mashkull do një vajzë që e dashuron atë, por jo më shumë sesa do ajo veten. Disa njerëz e quajnë këtë besim – por shkon shumë më thellë se kaq.
Besimi është ajo që mund të bësh; vetëbesimi është të tregosh kush je.
Çelësi i dytë, i cili bazohet në të parin, është ta lejosh dashurinë të ndodhë. Duhet të ndihesh rehat me veten, e denjë për t’u kujdesur jo për atë që bën, por për atë që je.
Ta lejosh dashurinë të ndodhë do të thotë që kur ai të kontrollojë makinën, ti ta lejosh. Kur dëshiron t’i hedhë naftë, ta lejosh, në vend që t’i thuash se mund ta bësh këtë gjë vetë.
Për meshkujt, të bëhesh njeri më i mirë do të thotë më shumë hapësirë dhe mundësi për ta bërë këtë. Shkurt, një mashkull martohet me një grua që ai beson se mund t’ia bëjë jetën më të mirë – madje edhe më të mirë. Detyra jote është ta lësh këtë të ndodhë. Atëherë, me siguri, ai do të të zgjedhë ty në altar.