Ish missi shqiptar, Trejsi Sejdini njihet për fotot provokuese që ndan shpesh në rrjete sociale. 20 vjeçarja ka forma perfekte trupore, të cilat nuk nguron t’i tregojë. Modelja prej disa kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon karrierën e saj. Sejdini ka rritur temperaturat me pozat e saj joshëse, për të cilat komentohet jo rrallëherë.
Megjithatë, krahas fotografive perfekte të rrjeteve sociale, Trejsi ka guxuar të tregojë sesi duket pa filtra dhe pa tualet.
Me anë të pamjeve që ka ndarë me fansat në ‘Instagram’, në sy ra menjëherë fiziku seksi, teksa krah fotos ajo shkroi: Pa filtra, pa make up. Sejdini konsiderohet si një nga femrat më të bukua shqiptare, pasi u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në ‘Miss Universe Albania”. /Descript.al/