Eno Popin kemi pasur fatin ta shihnim çdo ditë në ekran, por kur vjen puna te rrjetet sociale, ai nuk është shumë aktiv. Gjithashtu, diçka tjetër që nuk i pëlqen Enos është ekspozimi i jetës private. Prandaj edhe ato pak postime që janë në Instagramin e tij, kanë lidhje më shumë me punën.
Por, si rrallëherë, moderatori ka ndarë një foto me vajzën e tij, Liv. Fotot e tyre babë e bijë janë të rralla në rrjetet sociale, por janë pa dyshim fotot më të bukura në profilin e Enos.
Liv, 2 vjeçe e gjysmë, tani duket si një shoqe e vogël përkrah Enos.