Moderatorja Albana Osmani që prej disa kohësh është shkëputur nga ekrani televiziv, në një intervistë për emisionin ‘Kafe shqeto’, ka folur për rikthimin e saj në ekran, por edhe për jetën private. “Çika në betejë me intiligjencën artificiale’ është libri i sapo publikuar dhe njerëzit po e blejnë. Por çfarë më bënë mua shumë të lumtur që po e pëlqejnë librin si përmbatje. Sigurisht çika ishte një gjetje nga ana ime nisur nga rrënjët e mia”.
“Gjeta diçka se si e quajnë një vajzë dhe zgjodha pikërisht që të jetë emri i protagonistës, pra siç jam unë Albana ajo quhet Çika duke pretenduar se do të shkojë përtej kufijve, sikur po ndodh që për dy ditë do të jetë në Amazonë në gjuhën angleze dhe sërish vajza do të quhet Çika’ është shprehur ndër të tjera moderatorja. Nuk e ndiej veten larg televizionit. Me mendjen time përditë bëjë nga një show dhe është më i miri.
Çështja është se thjesht nuk e kam gjetur veten se ku do akomodohem. Aty ku isha gjërat ndryshuar dhe thjesht më duhet ose të rivendos raport aty ose diku tjetër ta nis në një formë tjetër. Po i peshoj gjërat si të jetë më mirë për mua. U vendosa çmime të larta televizioneve.
Unë e dua Top-in jam rritur aty. Nuk do të isha kurrë një bukëshkalë që do të thosha një fjalë të gabuar. Dhe në qoftëse i përket një realiteti. Tani është një sistem tjetër që do të thotë nga një televizon ku kishte një lider i cili përcaktonte se kush nga moderatorët duhet të ishte në një sezoni. Tani janë bërë me vetsponsorizim. Do më duhet të ulem ta mendojë. Jam në një lidhje por do më duhet të marr një vendim” – është shprehur Albana.