Arjola Demiri është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Ajo është e angazhuar në spektaklin e humorit “Portokalli” dhe roli i saj te “Çifti i Lumtur” është tepër i vlerësuar nga publiku. Arjola tha në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, se ka vetëm pesë vite që është përfshirë në aktrim. Aktorja theksoi se ka realizuar shumë audicione, por nuk i kalonte ato.
Rrugë karrierës së bukuroshes i hapi përfshirja në serialin “O Sa Mirë”, një ekskluzivitet i “DigitAlb-it”. Arjola zbuloi se ishte e njohur nga trevat shqiptare, por brenda në Shqipëri është bërë e njohur vetëm së fundmi.
“Zhurmuesit në veshët e mi kanë ardhur që unë kam bërë një karrierë shumë të shpejtë. Kjo është shumë e vërtetë, sepse unë më 21 nëntor bëj katër vite që kam nisur karrierën. Unë po them katër vite si aktore, prezantuese, e shumë shumë gjëra.
Unë jam marrë për gjëra shumë të vogla. Me organizimin e festivaleve për fëmijë, të drejtat e fëmijëve. U gjenda në momentin e duhur, në “O Sa Mirë”. Ky ishte një fat, sepse kisha katër vite që vija në audicione pafund në Tiranë dhe nuk ma dha askush fatin.
U desh që të performoja si një vajzë e egër, më shumë burrë sesa femër, megjithëse ishte provuar disa herë ky rol nga shumë vajza, roli që bëra kishte një bujë të madhe. Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe shqiptarët në emigrim më kanë njohur, Shqipëria nuk më ka njohur”, tha Arjola.