Plani i mbylljes së vendit : Ja 5 qytetet që rrezikojnë. Elbasani konsiderohet zonë e….

Ndërsa një pjesë e Europës është mbyllur e shumë vende të tjera po e diskutojnë këtë hap për të shmangur rritjen e shifrave të infektimit, duket se edhe Shqipëria e ka të pamundur të mos kryejë një veprim të tillë. Mbyllje të plotë jo, por rregulla më të forta e një kufizim të pjesshëm me shumë gjasa po. Komiteti teknik i ekspertëve ka nisur diskutimet dhe në tryezë janë hedhur shumë variante, ku më i diskutuari sipas burimeve, është ai i ndarjes së territorit të vendit në 3 zona, siç veproi edhe Italia.

5 qytete rrez ikojnë të hyjnë në hartën e kuqe, pasi numërojnë mbi 500 raste infektimi aktive dhe ato janë Tirana, Durrësi, Fieri, Korça dhe Shkodra.

Në hartën me ngjyrë portokalle pritet të hyjnë Lezha, Elbasani, Vlora dhe Berati që kanë mbi 300 raste, ndërsa pjesë e hartës me ngjyrë të verdhë të jenë Kukësi, Gjirokastar dhe Dibra.

Secili prej këtyre qyteteve do të ketë oraret e kufizimit dhe aktivitetet që nuk do të lejohen të jenë të hapura pas një orari të caktuar, bëjnë me dije burime pranë komitetit teknik.

Por kjo është një fazë që po diskutohet dhe që me gjasa mund të vihet në zbatim pas 1 jave apo 10 ditësh, kur të shihet trendi që do të kenë infektimet e reja. E enjta e 5 nëntorit shënoi një tjetër shifër rekord rastesh të reja me Covid 19, ku nga 1744 testime rezultuan 421 raste të reja dhe 7 humbje jete.

Të larta mbeten edhe shtrimet në spitale prandaj autoritetet shëndetësore po e ndjekin me vëmendje të shtuar situatën në terren e cila mund të rrezikojë të precipitojë, e të bëjë ezaurimin e të gjitha kapaciteteve spitalore të Covid, ç’ka do të detyronte hapjen edhe të spitaleve rajonale, e ta bënte më të vështirë këtë përballje.

Skenari i dytë që po diskutohet është ai i një shmangie të zonifikimit të Shqipërisë, por i mbylljes së disa aktiviteteve si bare e restorante pas orës 21.00 deri në 06.00 të mëngjesit, si dhe shkollat e kopshtet.