Mjeku i njohur shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë ka deklaruar se se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër. Mjeku shpjegoi gjatë një interviste për televizionin Ora Neës se ashpërsia e virusit varet nga karakteristikat gjenetike të çdo personi.
Sallabanda: Në një familje me katër veta një mund të jetë infektuar dhe tre jo.Kjo do të thotë se struktura gjenetike e tre pjesëtarëve të familjes është ndryshe nga ai person që është infektuar. Ka qenë shumë e çuditshme që kemi pasur burrin të infektuar dhe gruan jo dhe anasjelltas.Megjithëse nuk është vërtetuar, grupi i gjakut zero ka më pak mundësi për tu infektuar.
Sa i takon detyrimit për të mbajtur maskën kudo dhe kostos financiare të saj, ai thotë se duhet një politikë proaktive në mbrojtje të qytetarëve, ndërkohë që karantinën e cilësoi si dështim.
Sallabanda: Qeveritë dhe shtetet duhet të subvencionojnë blerjen e maskave. Izolimi i njerëzve, karantina, është heqja e të drejtës kushtetuese të një qytetari. Për mua si mjek, karantina është dështim i politikave qeveritare. Kishin katër muaj kohë që qeveritë të merrnin masa për të bërë testime masive, kontrolle masive, për të bërë gjurmimin e sëmundjes dhe nuk e bënë. Njerëzit kanë filluar të protestojnë sepse janë të lodhur me këtë situatë