Mbrëmjen e djeshme, Klodiana Shala, ishte e ftuar në “Shiko Kush LUAN”, ku një nga sfidat e këtij emisioni kishte të bënte me kthimin e përgjigjeve teksa Shala vraponte në një pistë vrapimi. Njëra nga pyetjet mori një përgjigje tepër pikante nga Shala. Kur ajo u pyet lidhur me faktin se kohë më parë u ka thënë sportistëve të ikin nga Shqipëria, e vet përse vendosi të qëndronte, përgjigjja e Shalës ishte kjo:
“Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0.“
Klodiana Shala tashmë i është futur edhe politikës, pasi është kandidate potenciale për deputete nën siglën e PD për zgjedhjet e 25 prillit.