Bëhet realitet ambicja e Gaz Pajës për deputet? Ja çfarë thotë Veliaj për të…

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, është bërë zyrtarisht pjesë e fushatës së Partisë Socialiste. Gaz Paja mësohet se ka ambicje të bëhet deputet. Madje në një nga rolet e fundit të “Portokallisë”, në rolin e Melamin Beratit, ai u propozua nga dy kolegët e tij për t’u bërë deputet.

Nuk duket se kjo ambicje e Gaz pajës është dëshirë, apo thjesht aludim. Kryebashkiaku Erion Veliaj e prazantoi atë dje si një njeri të ndershëm, që i është bashkuar PS-së.

“Në Farkë me Gaz Pajën e gjithë njerëzit e mirë e të ndershëm që janë bashkuar me Partinë Socialiste”, tha Veliaj, krahas fotos me Gaz Pajën.

Kujtojmë se një kolegu i tij, Erion Isai, falë mbështetjes që mori nga ministrja Elisa Spiropali në fushatën e kaluar, u bë papritur kryebashkiak i Ersekës.

/NOA.al