Me pamjet prekëse nga spitali, bashkëshortja e këngëtarit të njohur jep lajmin e trishtë për humbjen e…

Artisti i famshëm John Legend dhe partnerja e tij Chrissy Teigen ishin në pritje për tu bërë prindër për herë të tretë. Ata janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, të vajzës, Luna, 4 vjeç dhe djalit, Miles, 2, ndërsa një burim tha se familjes do t’i shtohet edhe një tjetër pjesëtar.

Aludimet dhe thashethemet për shtatzëni nisën më herët, në momentin që xhirohet kënga e re e Legend dhe Gary Clark Jr, “wild”. Legend shihej duke përqafuar bashkëshorten e tij, e cila më pas përkëdhelte barkun, ndërkohë që çifti do të bëheshin prindër të një djali por fatkeqësisht gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Modelja ka pasur probleme këtë periudhë me shtatzëninë dhe ajo ka dhënë lajmin e trishtë se e ka humbur fëmijën që priste. Pak ditë më parë Teigen bëri transfuzion gjaku për të shpëtuar të birin por nuk ja ka dalë dot mbanë

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballë me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam.

Faleminderit të gjithëve që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet. Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por ne do të përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë atë”, ishte shkrimi prekës i saj në ‘Instagram’. /Descript.al/