PERMBYTJE NE TIRANE - Nje vajze duke ecur prane nj kryqezimi te permbytur, ne zonen e 9 Katsheve ne Tirane. Reshjet e shumta te shiut, kane bere qe te permbyten shume akse rrugore dhe zona te ndryshme te vendit./r/n/r/nFLOODING IN TIRANA - A girl walk near a flooded road, in Tirana. Heavy rains have led to flooding at many road axes and different areas of the country.

Prefektura e këtij qyteti shqiptar apel qytetarëve: Do ketë 5 ditë me reshje intensive shiu, bëni kujdes!

Prefektura ka paralajmëruar qytetarët se në ditët në vazhdim do të ketë reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të shkaktojnë përmbytje, duke iu referuar të dhënave nga IGJEUM. Bëhet fjalë për prefekturën e Shkodrës e cila gjithashtu bën thirrje që banorët e këtyre zonave të marrin masa paraprake dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.

Në njoftim theksohet se duhen shmangur lëvizjet dhe qarkullimi me makinë në rrugë të prekura nga përmbytjet.

“Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër;  Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona.

Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme: Nëse jetoni në një zonë të rrezikuar ose që ka shumë mundësi për tu përmbytur informohuni duke telefonuar në numrat e emergjencës 128 , 119, 112.

Shmangni lëvizjet dhe qarkullimin me makinë në rrugë të prekura nga përmbytjet sepse uji mund t’ju bllokojë makinën. Nëse makina ju bllokohet nga uji, dilni nga makina dhe largohuni menjëherë në një vend më të lartë. Në asnjë çast mos pini ujë nga çezma pasi mund të jetë burim infeksioni.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, ka marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet. Në vijim të këtij komunikimi, ju bëjmë me dije se janë marrë masat për mobilizimin e strukturave në njoftimin e komuniteteve pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.

Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese të bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

KËRKO NDIHMË: SHËRBIMI I URGJENCËS 126, SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129, SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128, SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127″, përfundon njoftimi.