Qenka e koklavitur puna; Dasmë së shpejti, zbulohet si u njoh para 12 vitesh Dj Sardi me partneren (Foto)

Dj i njohur shqiptar, Sardi ka qenë mjaft i përfolur kohët e fundit për jetën e tij private. Ai është komentuar për një lidhje dashurie dhe duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë serioziteti, kjo pasi Sardi ka vendosur dhe një unazë në gishtin e martesës.  ftuar në ‘Ftesë në Pesë’ Sardi foli për historinë e dashurisë me vajzën që e mbajti larg vëmendjes së publikut për shumë gjatë.

Në fakt ishte motra e partneres së tij e cila ndau një fotografi të çiftit në rrjete sociale. Moderatorja e lajmeve, Matilda Mcini publikoi në llogarinë e saj personale pamje të Shehut dhe motrës së saj.

Dj i njohur ka thënë më herët se partnerja e tij nuk është e panjohur dhe ka 12 vite që e pëlqen, mirëpo nuk  e ka ‘zbërthyer’ asnjëherë kuptimin e këtyre fjalëve. Burime ekskluzive për Descript.al bëjnë me dije se vëllai i Dj Sardit, Elton Shehu është i martuar me spikeren e ‘Ora News’ Matilda Mcini dhe të dy vëllezërit janë dashuruar me motrat e familjes Mcini. Kjo shpjegon njëkohësisht edhe deklaratën e mëparshme të artistit, i cili po përjeton një histori me motrën e gazetares, e cila është njëkohësisht dhe kunata e tij.

Në intervistën e ditës së djeshme me Bieta Sulon, Sardi u shpreh se gjërat mes tij dhe biondes simpatike janë në një stad serioz dhe madje kanë nisur të mendojnë edhe për detajet e dasmës, ku në fakt s’do të ketë Dj, por violina. /Descript.al/