I gjithë ynë vendi numëron mbi 20 mësues me koronavirus. Vetëm në shkollën ‘’Jeronim De Rada’’ ka 9 mësues të infektuar, mes tyre edhe drejtoresha. Momentalisht në këtë shkollë ka një drejtoreshë të komanduar, ndërsa shumë mësues janë karantinuar për shkak të kontaktit me kolegët e infektuar.
Ndërkohë, një mësuese pozitive me Covid-19 rezulton në gjimnazin ‘’Partizani’’, një te ‘’Asim Vokshi’’, një mësuese te shkolla ‘’17 Shkurti’’ dhe ‘’Avni Rustemi’’ dhe dy mësuese në shkollat e Qesarakës.
Bëhet me dije së një pjesë e mësuesve janë infektuar para fillimit të shkollës, ndërsa tre nxënës janë izoluar që në ditët e para të nisjes së vitit të ri shkollor.
Mësohet se ditën e sotme, në Bulqizë kanë rezultuar pozitivë katër mësues të shkollës ”Shefqet Tançi” dhe pritet pezullimi i mësimit.