Cikloni i parë i madh i vitit 2020, me karakteristika tropikale po afrohet bregdetit tonë, por nuk pritet të ketë pasoja mbi Shqipërinë pasi ndodhe larg dhe cikloni pritet te prek brigjet e Italise dhe Greqise ai ka nje shpejtësi 90 km në orë dhe do të ketë ndikimin më të madh gjatë natës mbi brigjet greke dhe do te vazdhoj dhe gjate dites.
Erërat e forta do të kalojnë 120 km në orë dhe do të krijojë valë prej 6 metrash në det.Ai po kalon aktualisht pranë Detit Jon dhe mund të lërë pasoja në brigjet e Greqisë.
Cikloni tashmë ka kapërcyer Siçilinë dhe Kalabrinë, duke sjellë mot të keq në Italinë e Jugut dhe në veçanti në Kalabri, ku u regjistruan reshje të mëdha shiu dhe stuhi. Në zonën e poshtme të Crotone, u regjistruan 100 mm shi dhe valët prej tre metrash arritën në vende të ndryshme në bregdetin e Jonit.
Disa anije tashmë kanë anuluar udhëtimet dhe shkollat dhe objektet publike janë mbyllur në ishuj të ndryshëm (si në Zakynthos) ku “Cassilda” mund të godasë. Është e vështirë të parashikohet se si dhe ku ky ciklon do të ketë ndikim në tokën kontinentale, por ekspertët flasin për reshje intensive dhe erëra të forta.
Cikloni po i afrohet dhe “mund të godasë Greqinë me erëra me 120 kilometra në orë dhe shpërthime në 140, të afta të fryjnë për gjashtë orë.