Ledion Liço ‘bëhet i gjallë’, merr postin e rëndësishëm në “Top Media”. Merr drejtimin e…

Prej kohësh moderatori Ledion Liço është larguar nga televizioni dhe po të mos ishte për të shoqen Sara dhe kunatën Lori, nuk do e shihnim as në rrjetet sociale. Së fundmi, “Revista Who” raporton se Ledioni ka marrë pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon.

Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”.