Një mjeke e spitalit “Shefqet Ndroqi” ka bërë një reagim ditën e sotme në lidhje me humbjen e jetës së 65-vjeçarit, që u vetëhodh nga kati i 3-të i spitalit. Përmes një deklarate u sqarua se trajtimi është dhënë me përkushtim për pacientin në fjalë, por edhe gjithë pacientët e tjerë.
“Jemi këtu dhe po bëjmë këtë punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën nga sëmundja e ŕrezikshme dhe e pabesë që ka prekur gjithë botën. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së 65-vjeçarit.
Ai ishte i shtruar me pneumoni si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej nga ne si dhe kishte shqetësime psikologjike. Sigurojmë qytetarët se do shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të pacientët”,-tha mjekja.