Bella Hadid ka vendosur të tregohet e sinqertë deri në detaje, përsa i përket gjendjes së saj shëndetësore. Modelja 23-vjeçare, foli për simptomat e sëmundjes së saj, nëpërmjet një seri story-sh në Instagram. “Lyme” është një sëmundje infektuese, që shkaktohet nga bakteri Borrelia. Modelja ka treguar për simptoma, të tilla si vështirësia në frymëmarrje, dhimbje koke, ndryshime në temperaturën e trupit, të përziera, çregullim në të ushqyer, pagjumësi, dhimbje të kyçeve, “mjegull” të trurit, shtim dhe humbje peshe, ndjeshmëri e madhe ndaj dritës dhe tingujve dhe shumë të tjera.
“Çdo ditë, ndjej të paktën 10 prej këtyre simptomave, që prej moshës 14-vjeçare, por më agresivisht pasi mbusha 18 vjeç”, zbulon Hadid. “Ja çfarë vuajmë në çdo ditë. Pa një kurë”, shprehet ajo.
Modelja i referohet sëmundjes si “sëmundja e padukshme”, sepse mesa duket, nuk është vizualisht e dukshme për njerëzit e tjerë, kur dikush i përjeton simptomat e saj.
Vëllai më i vogël i Hadid, Anwar dhe nëna e tyre, Yolanda, vuajnë gjithashtu nga kjo sëmundje. Ndërsa, Gigi Hadid, që është në pritje të fëmijës së parë me Zayn Malik, foli vitin e kaluar, për ndjesinë e fajit që kishte, pasi nuk përjetonte të njëjtat dhimbje si ato të anëtarëve të familjes së saj.
“Fakti që u rrita me tre nga anëtarët e familjes të sëmurë, më bëri të pavarur. Nëna ime nuk mund t’i jepte makinës ose të ngrihej nga shtati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë, bëja drekën etj”, tha ajo për Elle në vitin 2019.
Gigi shtoi:
“Unë gjithashtu ndihesha në faj, për faktin se isha personi i vetëm në familje, që nuk e kuptoja se ç’po kalonin ato. Është shumë e vështirë kur e gjithë familja jote është në dhimbje dhe nuk di çfarë të bësh.”
Burimi: Fox News