Të paktën njëri nga ne e ka në një pjesëtarë të shoqërisë, ose një familjarë që ju pëlqen të rri vetëm. Apo je ti ai/ajo që e shijon vetminë? Ndoshta pi kafen e mëngjesit vetëm ose ka nevojë për disa orë në ditë të rri pa pasur njëri pranë. Për disa njerëz kjo është një sjellje e pakuptimtë, por nga ana psikologjike tregon shumë.
Nëse jeni një njeri që ju pëlqen të rrini vetëm, ose dikujt që ju njihni i pëlqen diçka e tillë, kjo tregon që ndjeheni mirë me veten tuaj. Personat që kalojnë kohë vetëm, janë persona që e vlerësojnë veten, janë në paqe me veten dhe nuk kanë nevojë për vëmendjen e të tjerëve që të ndjehen më të plotësuar.
Shpesh këta persona do të cilësohen si introvert. E vërteta është që dëshira për të qëndruar vetëm është e njëjtë si tek ekstrovertët ashtu dhe tek introvertët.
Po ç’ të mirë sjellë të ndenjurit vetëm?
Shumë persona mendojnë se të ndenjurit vetëm tregon që diçka nuk është në rregull me personin, që kanë një shqetësim emocional ose diçka të ngjashme. Kjo nuk qëndron. E ndenjura vetëm i bën njerëzit të qartësojnë mendimet dhe ndjenjat pa u ndjerë në presion. Bën të mundur të kuptojë preferencat duke qenë se nuk është i ndikuar nga mendimet e të tjerëve dhe bën më të lehtë marrjen e vendimeve.
Kështu që herën tjetër që do t’ iu gjykojnë pse rrini vetëm, tregoni këtë artikull.