Si rrallëherë, këngëtarja e mirënjohur flet për ndarjen nga i fejuari dhe problemet me depresionin

Këngëtarja e njohur Katy Perry zbuloi në muajin mars të këtij se ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë me Orlando Bloom. Nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të cilat kanë qenë të shumta , teksa Perry nuk e fshehu entuziasmin e një momenti kaq special në jetën e tyre dhe nuk ka nguruar që të fshehë as emocionet e saj gjatë këtyre muajve.

Tanimë këngëtarja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe pritjes së ëmbël po i vjen fundi.

Ajo ka folur si rrallëherë për emocionet dhe ndjesitë që ka përjetuar kohët e fundit duke folur kështu dhe për ndarjen nga i fejuari i saj përpara Orlando Bloom duke u shprehur se ka qenë mjaft e vështirë për të.

“Sa më e vjetër që bëhesh, aq më shumë jeta bëhet më e vështirë. Por, nuk e kam më atë dhimbje që e pata dikur”, është shprehur ajo teksa shtoi: “Është e mundimshme koha, sidomos rreth viteve të 30-ta, kur jeta fillon të dhemb. Trupi fillon të mos funksionojë. Metabolizmi merr tjetër kahje. Gjithçka ndryshon gjatë viteve të 30-ta”.

Megjithatë tani artistja është mjaft e lumtur kah Bloom dhe do të bëhet nënë shumë shpejt. /Descript.al/