Jonida Maliqi përfundoi në spital për këtë arsye, çfarë duhet të konsumoni për të eleminuar dietat?

Luhatjet në peshë janë ato që na shtyjnë gjithmonë drejt dietave. Kur flasim për këto të fundit, shumicën e rasteve nuk i drejtohemi dietologëve, por disa lexime të thjeshta në internet bëhen menjëherë zgjidhje. “Si të humbasësh 5 kilogramë në dy javë?” ose të tjera pyetje si këto janë ndoshta kërkimet më të shpeshta në Google. Megjithatë, dietat kanë efektet e tyre anësore dhe jo më larg se mbrëmë, këngëtarja Jonida Maliqi ndau eksperiencën e saj me pasojat e dietës ‘Dukan’. Nga ana tjetër, shumica dëshirojnë të arrijnë peshën ideale dhe kjo i shtyn të ‘sakrifikojnë’ ushqimin.

Sekreti i ruajtjes së një peshe konstante qendron jo tek eleminimi i produkteve që konsumoni, por tek përbërja e tyre. Disa lloj ushqimesh mund të krijojnë ndjesinë e ngopjes, duke siguruar që trupi të mos fitojë kalori të tepërta. Pra, ju nuk do të ndjeni uri dhe njëkohësisht nuk do të fitoni kilogramë të tepërt. (Po, kjo është ideale!) Këto lloj ushqimesh kanë disa karakteristika:

1. Përmbajnë sasi të konsiderueshme uji

2. Kanë përmbajtje të lartë proteinash

3. Kanë shumë fibra në përbërje

4. Kanë densitet të ulët energjik në përmbajtje

Janë 10 produkte ushqimore që i gëzojnë këto veti dhe që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor.

Patatet e ziera janë ideale kur ndiheni të uritur. Ndonëse njerëzit përpiqen t’i eleminojnë nga dieta, në fakt patatet kanë përmbajtje të lartë fibrash, vitaminash dhe elementëve të tjerë që do t’ju dhurojnë ndjesinë e ngopjes.

Veza e zierë ka një përmbajtje të lartë proteinash të nevojshme, sidomos tek pjesa e së kuqes. Momenti ideal i ditës kur mund t’i konsumoni: mëngjesi, padyshim!

Tërshëra me përmbajtjen e lartë të fibrave do të ndihmojë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, duke eleminuar mundësitë e konsumimit të ushqimeve të pashëndetshme në vakte të ndërmjetme.

Supa e lëngshme, ndryshe nga ajo kremoze, është ideale për vakte si dreka. Pak kalori, më shumë fibra – a nuk është kjo ajo që do dëshironim nga një pjatë e vetme?

Fasulet dhe bishtajat janë burimi ideal dhe njëkohësisht kombinimi i përkryer i fibrave dhe proteinave. Përpos ndjesisë së ngopjes, e vetmja gjë që ju sigurohet është elemenimi i lëndëve të panevojshme nga organizmi, që sjellin edhe shtimin në peshë.

Mollët kanë në përmbajtje 85% ujë, çka shihet si ideale në rastet kur dëshironi të mos keni luhatje peshe. Vetëm duhet të dini: pureja e mollës apo lëngu i saj nuk ka efekte të njejta si fruti i papërpunuar. Ndaj, zgjidhni me zgjuarsi.

Qitro, ashtu sikurse molla, ka përmbajtje të lartë në fibra dhe ujë. Vetëm se qitro përmban 87% ujë, pra pak më shumë se molla. Ndaj, mos e ndani nga regjimi juaj ushqimor.

Peshku, i pasur me Omega-3 dhe proteina, do t’ju krijojë menjëherë ndjesinë e ngopjes. Kalori të tepërta? Zero!

Djathi i dhisë përmban pak kalori dhe shumë proteina. Është rekomandimi më i shëndetshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të eleminojnë kilogramët e tepërt.

Kokoshkat, mos i konsumoni vetëm kur shfaqet një film i ri në kinema. Zënë shumë vend në stomak, e nga ana tjetër përmbajnë sasi të lartë fibrash. Kështu që, kur ju shkon mendja për “një gjë të mirë”, përgatisni kokoshka! /News31.al