Ka ndërruar jetë nga Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku. Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në një spital në Turqi, ku prej disa javësh po kurohej, pasi u infektua me COVID. Por, pavarësisht punës së mjekëve, Sanxhaku nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen e koronavirusit.
Sanxhaku ka qenë kryetar bashkie në qytetin e Lushnjes në vitet 2007-11.
Sanxhaku i fitoi zgjedhjet nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësor.