Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha konfirmoi me anë të një postimi në Instagram se ishte infektuar me Covid-19. Pak minuta pasi bëri publik lajmin, ajo bëri një tjetër postim në lidhje me virusin, kësaj radhe për t’ju përgjigjur atyre që e kanë pyetur dhe për të dhënë më shumë detaje për simptomat që ka pasur dhe mënyrën si e ka përjetuar periudhën kur ka luftuar me Covid-in.
Sara tha se tani ndidhet më mirë, ndërkohë që u prek nga koronavirusi para një muaji gjatë kohës që ishte në plazh me disa miq. Ajo tregon se e kuptoi menjëherë që kishte Covid, pasi pati dhimbje të tmerrshme trupi dhe temperaturë.
Po ashtu ajo thotë se ndihej shumë e lodhur dhe kishte një dhimbje të tmerrshme koke, që nuk e lejonte as të shihte dritën për një kohë të gjatë. Kjo zgjati 4-5 ditë për të dhe në ditën e 6 apo të 7-të, përjetoi edhe humbjen e shijes dhe të nuhatjes. Në ditën e 10-të filloi të ndihej më mirë dhe temperatura filloi t’i zbriste.
Fatmirësisht bashkëshorti i saj, Ledioni, dhe fëmijët nuk u infektuan, megjithatë ajo qëndroi larg tyre për 2 javë. Sara shprehet se simptomat e saj kanë qenë të vështira, por e ndien vete me fat që e ka pasur shumë më të lehtë këtë betejë se shumë të tjerë. Gjithashtu për të ka qenë shumë i vështirë izolimi, frika që kishte nga Covid-i dhe ankthi. Për momentin ajo thotë se ende nuk ndihet në 100% e saj, ende nuk fle mirë dhe ndihet e lodhur pas cdo gjëje që bën.