Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur Xhemi Shehu do të largohej nga ekrani i ‘Top Channel’ pas më tepër se 15 vitesh. Sipas aludimeve Shehu kishte ndërprerë dhe kontratën e punës me televizionin dhe sezonin e ardhshëm nuk do të ishte më pjesë e formatit ‘Portokalli’. Mirëpo ka qenë vetë moderatorja që ka vendosur t’i japë fund thashethemeve në rrjet, duke treguar vetë se nuk do ta shohim më duke drejtuar emisionin e humorit.
Ajo i është përgjigjur një ndjekëseje në ‘Instagram’ sinqerisht pasi e pyeti nëse lajmi që ka qarkulluar këto kohë për largimin e saj është i vërtetë.
“E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli”, i ka shkruar vajza, të cilës Xhemi i është përgjigjur me një “Po’’ duke i dhënë fund të gjitha dyshimeve. Megjithatë ende nuk dihet nëse moderatoren do e shohim apo jo sërish në një prej ekraneve shqiptare./Descript.al/