Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka qenë mbrëmjen e djeshme ftuar në emisionin “Opinion” ku ka deklaruar se gjatë muajit korrik shifrat e të prekurve me Covid-19 do të vijojnë të jenë në rritje. “Në këtë periudhë ne jemi me fillimin e hapjes. Kjo javë është në rritje dhe përkon me hapjen e qershorit. Kapacitetet spitalore janë rreth 550 shtretër dhe kemi 256 respiratorë. Unë mendoj se shpejti do hapim COVID-2. Korrikun do ta kemi në ngritje, sepse është maksimumi i dëmit që është bërë. Po kërkohet që njerëzit të ndërgjegjësohen”, tha Brataj, i cili deklaroi se deri në këto momente vdekshmëria në Shqipëri është 2.6%.
Por, ajo çfarë Brataj tha se është shqetësuese lidhet me faktin, që 61 për qind e të infektuarve po shfaqin simptoma, ndërsa në fillim të pandemisë, vetëm 30% e personave të prekur shfaqin simptoma. Shefi i Urgjencës tha se Shkodra është qyteti me përhapjen më të lartë në bazë të numrit të popullsisë dhe këtë e lidhi me mosrespektimin e rregullave.
(Descript.al)