Një profesor në Itali, ka mbetur i befasuar nga veprimi i një të mituri, pasi ky i fundit i theu një bimë në oborrin e shtëpisë. Duke luajtur me top futbolli, i mituri prish bimën e fqinjit dhe në vend që t’ia mbathte siç do të bënin shumë të tjerë, edhe më të mëdhenj se ai, merr laps dhe letër dhe shkruan një letër ndjesë duke i bashkëngjitur dhe një kartmonedhë prej 5 eurosh, për të kompensuar dëmin e shkaktuar.
Çka e bën akoma më të jashtëzakonshme ngjarjen është mosha e protagonistit të ngjarjes, një djalosh vetëm 11 vjeç.
Historinë, e ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale, profesori Giovanni Grandi, i punësuar në Universitetin e Filozofisë në Trieste, Itali, pasi ka punuar në Universitetin e Padovës dhe përveç shumë të tjerave, mes themeluesve të iniciativës “Parole o Stili” (“Fjalë apo Stile”) për promovimin e mënyrave të komunikimit online, jo të dhunshme.
“Kursi im i ardhshëm i Etikës Publike në Universitet nuk mund të mos fillojë veçse nga këtu”, shkruan mes të tjerave profesor Grandi./lexo.com