Ka marrë fund mes George Clooney-t dhe Amal Alamuddin? Sipas thashethemeve, çifti më i lakmuar në Hollywood është drejt divorcit, 6 vite pas martesës dhe dy fëmijëve, Elle dhe Alexnder. Duket se kriza në çift është thelluar edhe më shumë gjatë karantinës, së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe qëndrimit të detyruar 24 në 24 së bashku.
Sipas National Enquirer, aktori dhe avokatja e famshme jetonin prej kohësh në shtëpi të ndara. Madje, zëra se martesa e tyre është në krizë pati edhe vitin e kaluar. Çifti nuk i ka pohuar, por as nuk i ka mohuar kurrë këto thashetheme.
Ndërkohë as miqtë e tyre nuk janë prononcuar në media për lidhjen e George dhe Amal. Vlen të theksohet se në shtimin e zërave për divorc ka ndikuar edhe fakti që ata s’janë parë bashkë në publik prej një kohe të gjatë.
Nuk e dimë sa të vërteta janë këto lajme, por ku ka zë, s’është pa gjë!