Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është pyetur pak më parë nga gazetarët gjatë konferencës për media lidhur me procesin e nisur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duke theksuar se ajo që ka inciciuar këtë process ka të bëjë me mëkatin e 30 qershorit, të cilin sipas Ballës dhe vetë kreu i shtetit e ka pranuar.
“Ajo që ka iniciuar procesin e shkarkimit të Presidentit ka të bëjë me mëkatin e 30 qershorit, mëkat të cilin ai e ka pranuar. Në këtë këndvështrim nuk dua të përsëris çfarë thashë më lart, s’ka qenë natyrshëm shkarkim në vetvete shkarkim i Presidentit kjo ka ardhur nga mos zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës”,- tha Balla.