Besa Kokëdhima mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale. Ditën e djeshme Besa ka publikuar në Instagram një foto të motrës së saj të vogël, Era. E motra shfaqet në bregdet, e buzëqeshur, ndërsa këngëtarja shkruan se ajo është njeriu më i bukur mbi dhe.
“Oh njeriu më i bukur mbi dhè”, – shkruan Besa krahas fotos.
Era, më e vogla e familjes Kokëdhima ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike.