Këngëtarja Rezarta Shkurta ka rrëfyer sot historinë e fotove të saj në Instagram dhe arsyen përse pozon gjithmonë pa qeshur! Ajo ka publikuar sot një foto ku shfaqet në pishinë me rroba banjo, me kokën e ulur poshtë dhe nëse po pyesni përse nuk ka qeshur as në këtë foto, Rezi e ka një përgjigje. Bukuroshja tregon se ndodh një luftë e vërtetë për të bërë një foto të hajrit dhe me sa duket bashkëshorti Ermali nuk ia plotëson dëshirën. Gjithmonë sherri nis me fjalinë: Si është e mundur, mua, që fotografoj të gjithë, s’më shkrepet një foto e hajrit?Dhe sigurisht që pas një debati të madh, fytyra e saj përfundon kështu.
“E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave! Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj të gjithë, mua s’më shkrepet një foto e hajrit. Dhe në fund pas një lufte më në fund me zor me shkrepet një foto, dhe kuptohet që fytyra ime është kështu”.
Rezarta mendon se vajzat e kanë një partner që iu bën foto pa ankesa, nuk duhet të ankohen, ndaj e kanë të ndaluar të komentojnë në foton e saj.
“Vajzat që i dashuri, burri i bën foto të bukura pa ankesa janë të përjashtuara të bëjnë koment këtu“, shkruan Rezarta.