I dhanë përfundimisht fund lidhjes, Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos

Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha kanë qenë në qemdër të mediave për shkak të marrëdhënies së tyre të dashurisë. Ata janë përfolur shumë, pasi në fillim nuk e pranuan lidhjen e tyre dhe më pas as ndarjen. Mirëpo, së fundmi, burime për “Panorama”, kanë bërë me dije se çifti bashkëjetonin prej kohësh në shtëpinë e Albit.

Pas ndarjes Alba është larguar nga shtëpia e partnerit dhe ka marrë me vete gjërat e saj. “Panorama” shkruan se ky vendim lidhet me ndikimin që kanë patur familjet e secilës prej palëve.

Thuhet se prindërit e Albës ishin skeptikë për të bijën, duke marrë parasysh si përfundoi historia e koreografit me Klaudia Pepën.