Greqia së fundmi ka vendosur duke filluar nga 15 qershori të rihapë kufinjtë me 29 vende, për turistët me fluturime Athinë dhe Selanik. Mediat greke bëjnë me dije se lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit të Sëmundjeve Infektive.
Në këtë listë përfshihen vendet e Ballkanit, Gjermania, por edhe vende më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. Sipas njoftimit të Ministrisë së turizmit, lista e vendeve është: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.
Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë./dita