Baret janë vendi me social ku te gjithë takohen për te qëndruar sëbashku aq më shumë në Shqipëri ku njihet preferenca e te gjithëve për te kaluar disa orë te ditës ne lokal me miq, koleg e te afërm. Kjo është një nga arsyet kryesore pse autoritetet si masë te parë ne periudhën Covid 19 në Shqipëri morën mbylljen e menjëhershme te tyre. Këtë e hënë 18 maji baret u rihapen dhe qytetarët iu rikthyen rutines se dikurshme por këtë herë me rregulla te reja.
Normaliteti këtë herë do jetë i lidhur ngushtë me masat ku stafi ne lokal mban maskat dhe dorezat ndërsa kryesorja mbetet distanca mes klientëve. Tavolina me te pakta ne numër për te mos krijuar afërsi mes klienteve dhe po ashtu për te ulur shanset e transmetimit te mundshëm te virusit.
Dita e parë krijoi përshtypjen se me shumë sesa për kafen te gjithë nxituan për tu ritakuar me miqtë e tyre pas gjithë kësaj kohe afërsisht dy mujore larg njëri tjetrit dhe përditshmërisë. Këtë te hënë ne bare gjeje çdo moshë, te rinjtë te rritur e te moshuar te cilët shijuan kafen e parë pas karantinës.