Një rast jashtëzakonisht unik, i padëgjuar më herët në historinë e mjekësisë zyrtare, është ai i një pacienti 38-vjeçar, i cili prej kohësh kishte dhimbje kronike në shpinë. Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, burri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat bënë edhe zbulimin shokues. Pacienti, është një brazilian i cili jeton në shtetin e San Paolo.
Mjekët të paaftë për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes së padurueshme të vazhdueshme, e nënshtruan ndaj një tomografie të kompjuterizuar, e cila zbuloi anomalinë e pazakontë, pacienti kishte tre veshka.
Në trupin e 38-vjeçarit ndodhej një veshkë e majtë në gjendje normale dhe dy veshka gjysmë të bashkuara mes tyre, të cilat formonin një të vetme dhe ndodheshin po në anën e majtë pak më poshtë, shkruan noa.al.
Rasti i pazakontë i pacientit u botua në revistën shkencore New England Journal of Medicine.