Ish banorja e Big Brother dhe moderatorja, Alba Cobaj është rikthyer në vëmendjen e publikut në mënyrën më të beftë: ajo është në fund të shtatzanisë, ndërkohë që askush nuk e dinte as që pret një fëmijë, e as që qenka martuar që në tetor! “Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshorti, jemi së bashku prej gati tre vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndjerë pa u ndikuar nga asnjë rrethanë.
Në maj të 2019-ës ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar. Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura”, tha Alba në një intervistë për “Revista Class”.
Ajo shton se emrin e kanë gati, por do të tregojnë vetëm pas lindjes së vajzës.