Kantierët e ndërtimit janë rikthyer me intensitet në të gjithë vendin dhe sidomos për shërbime që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetesës së qytetarëve. Deputeti i zones, Taulant Balla shkruan “Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Nuri Belba inspektuam punimet që po kryhen për ndrtimin e rrjetit të ujësjellësit?të qytetit të Prrenjasit, në të cilin nuk ishte vënë dorë që prej ndërtimit në vitet ’70. Falë investimit të Qeverisë Shqiptare më në fund do të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm?24 orë dhe me cilësi për 2600 banorë të Prrenjasit.
Qyteti i Prrenjasit që ditën kur u ndërtua kishte trashëguar një sistem të shpërndarjes së ujit të pijshëm aspak në standarde, të amortiuar dhe që kishte vështirësuar cilësinë e jetës së familjeve të Prrenjasit. Ka qenë një detyrë e kahershme, por që tashmë kemi filluar t’i japim zgjidhje përfundimtare. Përmes këtij investimi rreth 2.1 miliardë lekë të vjetra ne do të arrijmë që të gjithë abonentët e qytetit të marrin furnizim me ujë 24 h dhe me cilësi.
Bashkia e Prrenjasit është kthyer në një nga kantierët më të mëdhenj të investimit në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Në pothuajse të gjitha Njësitë Administrative po punohet në këtë drejtim. Ne duhet të garantojmë gjithashtu që uji të mos shpërdorohet dhe të paguhet. Kjo është një zonë që paguan, por deri tani ka paguar aforfe.
Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të investimeve në qytet. Prrenjasi bën pjesë në ato bashki të konsideruara të gjelbëra përsa i përket luftës me COVID-19 dhe rifillimi me intensitet i të gjitha punëve publike dhe ndërmarrjeve private është i domosdoshëm. Rëndësi ka për ne cilësia e punimeve dhe mbarimi brenda afatit pasi ky është një shërbim i domosdoshëm për banorët e Prrenjasit- perfundon Balla.