Që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, presidenti Ilir Meta po qëndron i izoluar në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai u bë pjesë e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun”, ku iu bë pyetja: 40 orë me gruan, fëmijët. Nga dhoma në kuzhinë, si ia del që mos çmendesh? Presidenti Meta u përgjigj duke thënë:
“Bëj shëtitje në pallat”. Përveç kësaj, Meta tha se nuk është i frikësuar nga koronavirusi. “Edhe nëse më zë nuk duhet të kem frikë, duke ju referuar babait të Boris Johnson sepse edhe unë në fshat kam lindur”, u shpreh Meta. Ndërkohë, në një intervistë para disa javësh, Monika Kryemadhi ka treguar se pasditen e kalojnë duke pirë raki të shoqëruar me ullinj.
“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djath kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë”, tha ajo. Këto ditë karantinimi, Kryemadhi po i shfrytëzon për të gatuar për familjen e saj, të cilëve i përgatit më shumë receta dibrane se Skrapari.