Ky është Kliton Osmerija, një prej infermierëve që ndodhet në ‘vatrën’ e Covid-19 në Itali, si pjesë e misionit humanitar të përbërë nga 10 mjekë e 20 infermierë që u nisën nga Shqipëria në ndihmë të shtetit fqinj. Klitoni për mëse një muaj është angazhuar në frontin e parë të emergjencës shëndetësore duke bërë edhe dy apo tre turne për të përballuar situatën dramatike që po kalon sistemi shëndetësor italian. Për këtë ka shkruar eshe vetë deputeti I Qarkut Elbasan, njëkohësisht edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Balla shkruan:
Personazh: Kliton Osmerija nga Librazhdi, ka mbaruar Universitetin Zonja e Keshillës së Mirë, dega infermieri. Në 2010 ka përfunduar studimet Master pranë Univeritetit Tuscia mbi “Menaxhimin e organizatave komplekse” dhe prej me shumë se 13 vjetësh jeton dhe punon ne Viterbo të Italisë ku ushtron profesionin e infermjerit ne spitalin Nuova Santa Teresa. Për shkak të situatës tejet tragjike që po kalon vendi pritës Italia, Klitoni për mëse një muaj është angazhuar në frontin e parë të emergjencës shëndetësore duke bërë edhe dy apo tre turne për të përballuar situatën dramatike që po kalon sistemi shëndetësor italian.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.