Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale këto ditë që po qëndron e izoluar në shtëpi, si pasojë e pandemisë koronavirus. Përveçse disa herë është future live në “Instagram”, ajo ka vendosur që me ndjekësit të bëjë edhe “mini-intervista” në “Instastory”. Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.
“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje”, e pyet dikush. “Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit”, është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie.
Fjoralba përpiqet ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private dhe të rralla janë herët kur ajo vendos të hapet me publikun për çështjet personale të jetës së saj.