Mëngjesin e sotëm është konfirmuar me koronavirus edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës së bashku me një nga specialistët e tij duke e çuar në tre numrin e zyrtarëve të burgut të infektuar. Rasti i parë i konstatuar ishte ai i juristit, që bëri që ISSH t’u merrte tamponët e analizave 6 personave, punonjës të këtij burgu, përkatësisht edhe drejtorit, dy specialistëve dhe dy mjekëve si persona kontakti.
Tashmë rezultuan tre të infektuar nga gjashtë zyrtarët, të vetëkarantinuar tashmë në banesat e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Lajmi se ishte infektuar juristi i këtij institucioni, shkaktoi shqetësim tek të burgosurit, por ABC News mësoi se 3 personat e infektuar, nuk kishin pasur kontakt me personat që vuajnë dënimin në këtë institucion.